Analisti i njohur Genc Burimi komentoi për News24 zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare, përfshirë sulmin e koordinuar të SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit, duke e cilësuar atë si një veprim të pritshëm dhe të planifikuar.

Në një intervistë për emisionin “News24 Fundjavë” me gazetaren Megi Latifi, Burimi theksoi se e gjithë vëmendja është te fakti nëse do të ndryshojë regjimi iranian. “Ishte sulm i pritshëm. Çështja nuk ishte nëse do të kishte sulm, por kur. Sot u vendos të sulmohej, ndërsa njerëzit ishin në shtëpi dhe dita ishte shpallur pushim. Kjo mund të jetë vetëm një fillim i asaj që do të vijojë ose një paralajmërim.”, tha ai.

Ai shtoi se synimi kryesor ishte nxitja e Iranit për të vijuar bisedimet dhe mos të tërhiqet pas, sulmimi i uzinave të sistemit raketor iranian për të ndalur prodhimin e raketave balistike dhe parandalimi i kërcënimeve ndaj Izraelit, që sipas Burimit, Irani synon t’i shkatërrojë ligjërisht.

Burimi gjithashtu theksoi se SHBA dhe Izraeli konsideruan fazën aktuale të negociatave si “humbje kohe”, ndaj vendosën të ndërhyjnë ushtarakisht. Ai vuri në dukje dy “krenari ushtarake” të Iranit: flotën e shpejtë të Marinës Iraniane dhe programin balistik, të cilat po targetohen nga sulmi. “Ishte sulm i pritshëm. Çështja nuk ishte a do të kishte apo jo sulm, por kur. Sot u vendos të sulmohej, pasi njerëzit janë në shtëpi dhe e hëna është shpallur pushim. Ose është një fillim i diçkaje që do të vijojë dhe do të duhet më vonë se çfarë është, apo është një paralajmërim. Në këtë fazë negociohet dhe sulmohet. Nxitje të Iranit që të vijojë bisedimet dhe mos të tërhiqet pas. Po sulmohen dhe uzinat e sistemit raketor. Ky është synimi. Izraeli është i sulmuar. Irani i ka të gjitha tekstet, dhe synim dhe ligj shkatërrimin e Izraelit. Amerikanët nuk duan më prodhim të raketave balistike, ndërsa Irani nuk e pranon këtë fakt. Izraelitët dhe amerikanët thanë se është humbje kohe kjo fazë, ndaj vendosën që të sulmonin Iranin. Dy krenaritë ushtarake të Iranit është flota e shpejtë e Marinës Iraniane që përbëhet nga motoskaf të armatosur dhe programi balistik. Çështja është mbrapa, a mund të ketë ndryshim të regjimit? Kjo është çështja!”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: