Fuqitë hapësinore Rusia dhe SHBA do të fluturojnë së bashku sot nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS), misioni i parë i përbashkët që nga pushtimi i Moskës në Ukrainë.

Në bordin e kapsulës Soyuz do të jenë kozmonautët Sergei Prokopyev dhe Dmitry Petelin, si dhe astronauti i NASA-s Frank Rubio. Ata janë planifikuar të nisen në orën 18:54 (1354 GMT) nga kozmodromi rus i Baikonur në stepat e Kazakistanit në Azinë Qendrore.

Fluturimi drejt postës njerëzore në orbitë do të zgjasë tre orë. Treshja pritet të kalojë gjashtë muaj atje.

Duke folur disa javë më parë, Rubio e quajti atë “një mision tepër të rëndësishëm” dhe tha se u bë “mik i mirë me shokët e tij të ekuipazhit rusë’’.

Rubio e quajti bashkëpunimin midis NASA-s dhe agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos “të mirë dhe të fortë”, pavarësisht tensioneve në rritje midis Moskës dhe Uashingtonit’’.

Rusia ankohet se sanksionet e vendosura nga SHBA dhe BE po pengojnë punën e saj hapësinore, duke përfshirë prodhimin e raketave, të cilat gjithashtu kanë aplikime ushtarake.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb