Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë më shumë se 1.3 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën për të ndihmuar vendin të rimëkëmbet dhe të rindërtojë rrjetin e tij energjetik.
“Ne do të ofrojmë më shumë se 1.3 miliardë dollarë ndihmë shtesë për të ndihmuar Ukrainën,” tha Blinken në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës në Londër. “Ne do të investojmë 520 milionë dollarë për të ndihmuar Ukrainën të riparojë rrjetin e saj të energjisë”.
