Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi sot programin prej 5,2 miliardë dollarë të ndihmës emergjente për Egjiptin për të përballuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit, sipas një njoftimi për shtyp nga institucioni.

 

“Kjo ndihmë emergjente, e shoqëruar nga një program 12-mujor i reformës ekonomike, do të paguhet nën atë që Fondi e quan një marrëveshje gatishmërie”, sqaroi FMN.

Marrëveshja në parim ishte njoftuar më 5 qershor, por duhej të miratohej nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb