Pesë persona janë vrarë në një sulm të ushtrisë amerikane ndaj një motoskafi në Paqësorin lindor, të cilët administrata e presidentit Donald Trump i ka cilësuar si “narko-terroristë”, me pretendimin se ishin të përfshirë në trafikun e drogës.

Lajmi u bë i ditur nga Komanda e Përbashkët e Forcave të Armatosura Amerikane për Amerikën Latine (SOUTHCOM), e cila njoftoi në rrjetin social X se kishte kryer një sulm vdekjeprurës ndaj një motoskafi që lëvizte përgjatë rrugëve të njohura të trafikimit të drogës në rajonin e Karaibeve.

Sipas deklaratës së ushtrisë amerikane, ekzistonin informacione që tregonin për përfshirjen aktive të anijes në trafikun e lëndëve narkotike. Megjithatë, autoritetet nuk publikuan prova të hollësishme për të mbështetur pretendimet e tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb