Shtetet e Bashkuara kanë humbur statusin si vend ku fruthi është eliminuar, pas më shumë se dy dekadash, për shkak të rritjes së rasteve dhe vdekjeve nga kjo sëmundje.

Vendimi u mor nga Organizata Panamerikane e Shëndetësisë (PAHO), e cila konstatoi se virusi ka qarkulluar në mënyrë të pandërprerë në SHBA për më shumë se 12 muaj.

Vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar 5,400 raste dhe 10 viktima, shifra më e lartë që nga vitet 1990. Statusin e eliminimit të fruthit e kanë humbur gjithashtu Meksika dhe Bolivia.

Drejtori i PAHO-s, Jarbas Barbosa, paralajmëroi se rikthimi i sëmundjes lidhet me mangësitë në vaksinim, duke i cilësuar shifrat një sinjal serioz për rajonin.

Ndërkohë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA deklaroi se synon rikthimin e këtij statusi përmes zgjerimit të aksesit në vaksinim.

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse, e cila mund të shkaktojë komplikacione të rënda dhe, në disa raste, edhe vdekjen. Sipas rekomandimeve amerikane, dy doza të vaksinës MMR ofrojnë rreth 97% mbrojtje ndaj sëmundjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: