Yevgeny Prigozhin, udhëheqës i grupit famëkeq Wagner të ushtrisë ruse, i ka shkruar një letër të shkurtër Shtëpisë së Bardhë duke kërkuar të dihet se për çfarë krimi akuzohet grupimi i tij.

SHBA ka njoftuar sanksione të reja ndaj grupit, i cili po lufton në disa nga pikat më të ashpra në Ukrainë. Që nga dita e djeshme, Grupi Wagner është caktuar një organizatë e rëndësishme kriminale ndërkombëtare nga SHBA.

Prigozhin bëri publike letrën, e cila ishte shkruar në anglisht dhe drejtuar zëdhënësit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, në kanalin e tij Telegram.

“I nderuar zoti Kirby, a mund të sqaroni ju lutem se çfarë krimi është kryer nga Wagner?” shkroi ai.

Kirby e kishte quajtur Wagnerin një “një organizatë kriminale që po kryen mizori të përhapura dhe shkelje të të drejtave të njeriut”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb