Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka njoftuar sanksione kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Konkretisht, individët e synuar janë: kanadezja Kimberly Prost, francezi Nicolas Guillou, fixhianja Nazhat Shameem Khan dhe senegalezi Mame Mandiaye Niang.
“Këta individë janë shtetas të huaj që kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hetuar, arrestuar, ndaluar ose ndjekur penalisht qytetarët amerikanë ose izraelitë, pa pëlqimin e asnjërit komb”, deklaroi Rubio.
“Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta dhe të vendosura në kundërshtimin e tyre ndaj politizimit, abuzimit me pushtetin, shpërfilljes së sovranitetit tonë kombëtar dhe ndërhyrjes së paligjshme gjyqësore nga GJND-ja.
Gjykata përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe ka qenë një mjet i luftës ligjore kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë të ngushtë, Izraelit”, deklaroi Rubio në një deklaratë.
