Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sërish në SHBA, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person e është plagosur një tjetër. Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur në një stacion zjarrfikëse në Los Angeles.

Raportohet se autor i krimit të rëndë është një ish-zjarrfikës, i cili ka hapur zjarr ndaj ish-kolegëve të tij e më pas i ka vendosur zjarrin godinës. Po ashtu disa kilometra larg nga stacioni i zjarrfikëses është njoftuar se edhe një banesë është kapluar nga zjarri, por nuk dihet ende nëse ngjarjet janë të lidhura së bashku.

Policia ndodhet në terren dhe po punon për rrethanat e krimit të rëndë, si dhe i është vënë në ndjekje të autort.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: