Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se njësitë përkatëse po kryejnë punime lidhur me çështjen nëse Rusia duhet apo jo të përfshihet në listën e vendeve që mbështesin terrorizmin.

Blinken në seancën e buxhetit në Senat bëri vlerësime lidhur me luftën Rusi-Ukrainë.

Ndaj pyetjes së senatorit republikan Lindsey Graham se “A mendoni të vendosni Rusinë në listën e vendeve që ofrojnë mbështetje për terrorizmin?, Blinken dha përgjigjen se “Këtë po e shikojmë, juristët tanë po e vlerësojnë çështjen për t‘u siguruar që një proces i tillë është në përputhje me ligjin përkatës”.

Graham bëri të ditur se Rusia tani po shkakton shkatërrime edhe në Ukrainë pas Sirisë. Ai u shpreh më tej se i gjithë Senati do të japë mbështetje të plotë për çdo hap që administrata Biden do të ndërmarrë për këtë çështje dhe se Rusia duhet të përfshihet sërish në listën e vendeve që mbështesin terrorizmin.

Presidenti i Ukrainës, Volomyr Zelenskyy, më parë ka kërkuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, që të shtojë “Rusinë në listën e vendeve që mbështesin terrorizmin”, ndërsa është raportuar se presidenti Biden nuk ka dhënë një përgjigje të qartë për këtë kërkesë. Ndërkohë, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka deklaruar se janë duke e vlerësuar këtë çështje.

Mund të konfiskohen fondet e Rusisë. Në anën tjetër, duke mos hyrë në detaje, Blinken deklaroi se Departamenti i Drejtësisë po shqyrton nëse mund të konfiskohen apo jo ligjërisht fondet e ngrira që i përkasin Rusisë.

Blinken gjithashtu vuri në dukje se në javët e ardhshme do të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë dhe se vala e sanksioneve do të vazhdojë për sa kohë që Moska nuk hedh hap prapa në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb