SHBA

SHBA-ja vijon të regjistrojë shifra të larta të personave të infektuar me Covid-19. Në 24 orët e fundit në SHBA janë regjistruar 93.166 raste të reja me covid-19 dhe 3219 viktima sipas të dhënave të Johns Hopkins University.

SHBA-ja është më e prekura nga pandemia e covid-19, ku deri tani ka regjistruar 27.285.621 të infektuar nga të cilët kanë vdekur 471.422 persona.

Deri tani 65,972,575 doza të vaksinave anticovid janë shpërndarë dhe të paktën 44,769,970 janë bërë tek qytetarët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: