Presidenti sirian Ahmed Sharaa do të vizitojë Uashingtonin në muajin nëntor. Kjo është vizita e parë e një kreu shteti sirian në kryeqytetin e SHBA-së.

Lajmi është konfirmuar për Reuters nga i dërguari special i SHBA-së në Siri Tom Barrack, në atë që do të jetë vizita e parë e një kreu shteti sirian në kryeqytetin e SHBA-së.

Gjatë vizitës, Siria “shpresojmë” që do t’i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të për të mposhtur Shtetin Islamik, u tha Barrack gazetarëve në margjinat e Dialogut të Manamasë në Bahrein, një konferencë vjetore globale për sigurinë dhe gjeopolitikën..

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb