“Njohja e shtetit të Palestinës është ‘një ditë e madhe për paqen dhe një fitore e rëndësishme diplomatike për Francën”, deklaroi ministri i Jashtëm, Zhan Boel Baro.
Njoftimi i pritur sonte nga Franca për njohjen e Palestinës si shtet, i cili do të bëhet gjatë një fjalimi të presidentit francez Emanuel Makron në Nju Jork, është cilësuar si një hap i madh për paqen dhe një sukses diplomatik për Francën nga ministri i Jashtëm në largim.
Ai theksoi se ‘zbatimi i këtij vendimi do të jetë gradual dhe do të varet nga zhvillimet në terren, përfshirë edhe lirimin e pengjeve’, gjë për të cilën qeveria izraelite ka shprehur shqetësimin më të madh deri tani.
