Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka lëshuar nga ajri 80 pako me ndihma humanitare në veri të Gazës, të barasvlershëm me më shumë se 50.600 vakte ushqimi, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga platforma e medias sociale të CENTCOM thuhet se dje në orën 13:30 sipas kohës lokale me avionët ushtarakë transportues të llojit C-17 është kryer operacioni për hedhjen e ndihmave humanitare nga ajri në veri të rajonit me qëllim plotësimin e nevojave elementare të civilëve në Gaza.

Më tej bëhet e ditur se përmes operacionit në Gaza janë lëshuar nga ajri 80 pako të ndihmës humanitare të barasvlershëm me më shumë se 50.600 vakte ushqimi dhe se nuk është shënuar ndonjë problem, pavarësisht se parashutat e 5 paketave nuk u hapën.

Po ashtu në deklaratë u dha mesazhi se SHBA-ja do të vazhdojë të dërgojë ndihma humanitare nga ajri.

CENTCOM më 17 mars njoftoi se në veri të Gazës kanë zbarkuar nga ajri 28.800 vakte ushqimore dhe ndihma me ujë me 34.500 shishe gjysmë litërshe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: