Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, pritet të paraqiten të hënën në gjykatën federale në Manhattan, sipas një zëdhënësi të gjykatës, raporton CBS News.

Seanca është caktuar për në orën 12:00 me orën lokale (17:00 GMT).

Donald Trump tha sot se SHBA-të do ta “drejtojnë” Venezuelën derisa të ndodhë një “tranzicion i duhur”.

“Ne do ta drejtojmë vendin deri në kohën kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të mençur. Pra, nuk duam të përfshihemi në ndërhyrjen e dikujt tjetër. Dhe kemi të njëjtën situatë që kemi pasur për periudhën e gjatë të viteve të fundit.

Pra, ne do ta drejtojmë vendin deri në kohën kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të mençur”, tha Trump.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb