SHBA nuk do të shkëmbejë të dhëna për kapacitetet bërthamore me Rusinë, ka deklaruar një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, në përgjigje të vendimit të Moskës për të pezulluar pjesëmarrjen e saj në traktatin e armëve bërthamore muajin e kaluar.
Traktati START kufizon numrin e kokave bërthamore që SHBA dhe Rusia mund të vendosin, marrëveshje nga e cila Rusia u largua duke pezulluar pjesëmarrjen.
“Sipas ligjit ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë t’i përgjigjen shkeljeve të Rusisë të Traktatit të Ri START duke marrë kundërmasa proporcionale dhe të kthyeshme në mënyrë që ta shtyjnë Rusinë të rikthehet në përputhje me detyrimet e saj,” tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“Kjo do të thotë se për shkak se pezullimi i pretenduar nga Rusia i Traktatit të Ri START është ligjërisht i pavlefshëm, SHBA-ja lejohet ligjërisht të ndalojë përditësimin tonë të të dhënave dyvjeçare në përgjigje të shkeljeve të Rusisë.”
