Kreu i PD Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion.
Ai gjithashtu denoncoi, duke sjellë në vëmendjen rastin e Ergys Agasit duke thënë se në emër të Suel Çelës dhe Troplinëve shkarkon njëri pas tjetri ministrat. Berisha po ashtu akuzoi qeverinë për lidhje me krimin.
“Baronët e drogës ndërtojnë kullat, por shqiptarët marrin rrugët e botës. Ergys Agasi në emër të Suel Celës dhe Troplinve shkarkon njëri pas tjetrit ministrat. Jeni dëshmitar që 4 muajt e fundit mesazhet që kanë ardhur nga SHBA janë për luftën kundër karteleve të drogës dhe lidhjet e tyre me drogën”, tha ai.
Gjithashtu Berisha nënvizoi se kryeministri Edi Rama shndërroi zgjedhjet në farë.
“Partia në pushtet nuk mund të ketë emër tjetër veçse parti e krimit. Ajo është rritur me gjakun e shqiptarëve të ndershëm. Ka mbijetuar me shtypjen më të egër të shqiptarëve. Dhe sot ajo vjedh shqiptarët dhe po shkatërron kombin e saj. Në diktaturën e Enver Hoxhës votohej me dajre e daulle ishte mbjellë terror. Po sot ku jemi? Sot sërish në diktaturë që dallon nga e para. Kjo pluralizmin e shndërron në fasadë. Edi Rama shndërroi zgjedhjet në farsë. Sot forca jonë politike ndodhet në një moment të vështirë, por përcaktues për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nga njëra anë ky armik i votës së lirë zgjedhje nuk bën, ose I bën farsë”, tha ai.
