Shtetet e Bashkuara propozojnë që Uashingtoni ta njohë Krimenë si ruse dhe të ngrijë linjat e betejës në front për të arritur një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës. Këtë e raporton Washington Post, duke cituar burime, sipas të cilave propozimi përfshin edhe heqjen e mundshme të sanksioneve ndaj Rusisë në një marrëveshje të ardhshme.

“Do të doja të takohesha me Donald Trump në Vatikan këtë javë”. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili do të marrë pjesë të shtunën në varrimin e Papa Françeskut, ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan.

Ndërsa Vladimir Putin ka ofruar të ngrijë pushtimin e tij në Ukrainë përgjatë vijës aktuale të frontit, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje paqeje me Donald Trump. Këtë e raporton Financial Times, duke cituar disa burime, sipas të cilave evropianët janë treguar skeptikë, nga frika se veprimi është vetëm për të joshur administratën amerikane.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb