Presidenti rus Vladimir Putin ‘u shfaq’ në një shesh lojrash në Central Park të Nju Jorkut.

Në fakt, jo ai, por një statujë e tij, që tregon presidentin rus duke ecur me një tank në miniaturë, të gjitha të lyer me bojë të kuqe të ndezur. Kjo është një vepër e artistit francez James Colomina, shkruan CNN.

Colomina mori meritat për skulpturën në një postim në Instagram.
“Kjo skulpturë dëshiron të denoncojë absurditetin e luftës dhe të nxjerrë në pah guximin e fëmijëve përballë situatave të dhunshme dhe katastrofike të shkaktuara nga të tjerët”, ka shkruar Colomina, duke postuar disa foto

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

të fëmijëve që ndërveprojnë duke luajtur me skulpturën.

Colomina është i njohur për skulpturat e tij të kuqe të ndezura, shpesh të instaluara fshehurazi në vende publike pa asnjë paralajmërim. Në prill ai vendosi një skulpturë tjetër me një mesazh kundër luftës: Një fëmijë ushtar që mbante një pushkë që shndërrohet në trëndafil, e vendosur në Francë.

Vitin e kaluar ai bëri dy skulptura me të kuqe në Berlin si një koment për 32 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb