Tre persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi ajror të ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Detin e Karaibeve.

Sipas të dhënave të përpiluara nga AFP bazuar në deklaratat zyrtare të Uashingtonit, numri total i viktimave nga kjo fushatë në Paqësorin lindor dhe Karaibe ka arritur në të paktën 180.

Operacionet ajrore kanë nisur që në shtator të vitit 2025 dhe paraqiten nga SHBA si pjesë e një “lufte” kundër karteleve të drogës që operojnë nga Amerika Latine drejt tregut amerikan. Administrata e presidentit Donald Trump i ka cilësuar disa prej këtyre grupeve si organizata “terroriste”, duke përdorur shpesh termin “narko-terroristë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Balkanweb (@balkanweb_official)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb