Policia e Shtetit të Michiganit ka njoftuar për të shtëna dhe përplasje me automjet në një sinagogë në West Bloomfield Township, afër Detroitit.
Sipas autoriteteve lokale dhe federale, një automjet – sipas disa raportimeve një kamion ose makinë – është përplasur me qëllim në ndërtesën e sinagogës rreth orës 12:30–13:00 (ora lokale), duke shkaktuar tym nga një zjarr i mundshëm dhe duke u dëgjuar të shtëna.
FBI-ja e përshkroi ngjarjen si “përplasje me automjet dhe të shtëna”.
Forca të shumta policore – përfshirë Michigan State Police, Oakland County Sheriff’s Office, West Bloomfield Police, Farmington Hills Police dhe agjentë të FBI-së – janë në vendngjarje dhe po kryejnë operacione për pastrimin e zonës. Disa shkolla dhe objekte të tjera në zonë janë vendosur në lockdown si masë paraprake sigurie.
Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për viktima ose të plagosur. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për të lejuar veprimin e plotë të forcave të rendit.
“Temple Israel” është sinagoga më e madhe reformiste në Shtetet e Bashkuara. Drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha se personeli i agjencisë ndodhet në vendngjarje.
“Personeli i FBI-së ndodhet në vendngjarje bashkë me partnerët në Michigan dhe po përgjigjet ndaj situatës së dukshme me përplasje me automjet dhe të shtënë aktive në Sinagogën ‘Temple Israel’ në West Bloomfield Township, Michigan“, deklaroi Patel.
