Administrata e Presidentit Donald Trump nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, tha sot Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth.

Duke folur me gazetarët në Gjermani, Hegseth tha gjithashtu se do të bënte presion ndaj aleatëve evropianë që të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes kur të takohet me ta këtë javë.

“Kontinenti evropian ka të drejtë të jetë i lirë nga çdo sulm, por duhet të jenë ata në fqinjësi që investojnë më shumë në këtë mbrojtje individuale dhe kolektive,” tha Hegseth.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb