Kryetari i Parlamentit të Iranit tha se SHBA-të “përfundimisht dështuan të fitonin besimin e delegacionit iranian” gjatë bisedimeve të paqes në Islamabad.

Në një postim në X, Mohammad Bagher Ghalibaf tha se Uashingtoni “e kuptoi logjikën dhe parimet tona, dhe tani është koha të vendosë nëse mund ta fitojë besimin tonë apo jo”.

Ai shtoi: “Ne sigurisht e konsiderojmë diplomacinë e autoritetit si një metodë tjetër, krahas luftës ushtarake, për arritjen e të drejtave të popullit iranian dhe nuk do të ndalemi për asnjë moment nga përpjekja për të konsoliduar arritjet e dyzet ditëve të mbrojtjes kombëtare iraniane.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb