Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se administrata amerikane do të nisë “shumë shpejt” ndalimin nga toka të trafikantëve venezuelianë të drogës, si pjesë e një fushate të re kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

Duke folur para trupave amerikane me rastin e Ditës së Falënderimeve, Trump u shpreh se kthimi te rrugët tokësore është një strategji më efektive: “Është më e lehtë me rrugë tokësore, do të fillojmë shumë shpejt,” tha ai.

Presidenti shtoi gjithashtu se SHBA i ka paralajmëruar autoritetet dhe grupet kriminale në Venezuelë që të ndalojnë dërgimin e drogës drejt territorit amerikan. “Ne i kemi paralajmëruar ata të ndalojnë dërgimin e helmit në vendin tonë,” theksoi Trump. Administrata amerikane pritet të zbulojë detaje të mëtejshme mbi masat e reja në ditët në vijim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb