SHBA – Kevin Bollaert u dënua me 18 vjet burg nga policia e Kalifornisë për mashtrim. Ai ishte administratori i një faqe interneti, e cila kishte rreth 10 mijë foto të nxehta që tregonin marrëdhëniet seksuale të çifteve, të shoqëruar me emra, mbiemra, mosha dhe profilet e tyre në Facebook, por sigurisht pa autorizimin e tyre.
28-vjeçari nga San Diego e hapi këtë faqe në vitin 2012, ku postonin foto, kush të dëshironte. Shumë njerëz vinin foto për t’u hakmarrë ndaj dikujt, apo ata që ishin të zhgënjyer nga një dashuri e përfunduar.
Po ashtu në të njëjtën kohë Bollaert administronte edhe një faqe tjetër, ku vendoste këto foto, me atë të së cilave fitonte edhe para. Ai u kërkonte 350 dollarë personave që ndodheshin në foto për ta hequr atë nga rrjeti online.
Gjithashtu edhe dëshmitë gjatë gjyqit ishin dramatike. Një vajzë tregoi se pas postimit të fotove të saj familja nuk donte t’ia dinte më për të, madje e kishin përzënë edhe nga shtëpia.
Gjykata e Kalifornisë vendosi që ai të dënohej me 18 vjet burg duke thënë: “Ta shohin të gjithë se si përfundojnë kur shfrytëzojnë të tjerët në web”.
(er.cu/BalkanWeb)
