Një incident i denjë për filmin e Tim Burton, ‘Willy Wonka and the Chocolate Factory’ dhe që për fat të mirë nuk pati pasoja.

Dy punëtorë të Mars Wringley ranë në një kazan me çokollatë në turnin e tyre brenda fabrikës. Për të bërë të mundur shpëtimin, u thirrën zjarrfikësit të cilët për t’i nxjerrë jashtë, duhej të bënin një vrimë anësore në rezervuarin e mbushur me çokollatë.
Pasi u shpëtuan, analizat e para nuk treguan asnjë pasojë për të dy të cilët u dërguan në spital për analiza të tjera.

Mars Wringley përmes një deklarate ka konfirmuar lajmin dhe ka bërë të ditur se ka nisur një hetim për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb