Prodhimi i Brendshëm Bruto amerikan (PBB) regjistroi një rënie prej 4,8% në tremujorin e parë në ritëm vjetor, si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit ekonomik për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit të ri, sipas vlerësimeve të Departamentit amerikan të Tregtisë.
Koronavirusi i dha fund një dekade rritjeje ekonomike. Bëhet fjalë për rënien më të madhe që prej tremujorit të katërt të vitit 2008 kur SHBA-ja u fut në krizë financiare.
Departamenti i Tregtisë vëren se të gjitha efektet ekonomike të pandemisë së COVID-19 nuk mund të llogariten në vlerësimin e PBB-së për tremujorin e parë të 2020.
