Rusia vuri sot veton e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për zgjatjen njëvjeçare dhe përmes dy pikave hyrëse në Siri të ndihmës humanitare transkufitare për popullatën, njoftuan diplomatët.

 

“Gjatë negociatave, Rusia kërkoi zgjatjen e ndihmës për vetëm gjashtë muaj dhe vetëm nga një pikë hyrëse në Siri, nga dy aktualisht”, thanë ata.

Rezoluta e propozuar për një votim me shkrim nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit u mbështet nga Gjermania dhe Belgjika, dy anëtare jo të përhershme.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb