Statuja e eksploruesit italian, Kristofor Kolombi, u hoq nga qyteti amerikan i San Franciskos, pasi protestuesit shprehen të shqetësuar se ishte një simbol i shtypjes.

‘’Statuja peshonte dy tonë, datonte prej vitit 1957, dhe u çmontua nga këshilli i qytetit pasi ishte në shënjestër të vandalizmit në vitet e fundit’’, sipas shtypit vendas.

Zyrtarja e qytetit Catherine Stefani e quajti heqjen si “hap të domosdoshëm” në një deklaratë të postuar në Twitter, dhe pretendoi se monumenti përfaqësonte “bazat e dhimbshme” të historisë së vendit.

“Skllavëria, nënshtrimi dhe pushtimi janë fenomene që të gjithë duhet t’i dënojmë … statuja përfaqësonte një version imagjinar dhe të sterilizuar të historisë sonë duke e nderuar Kolombin, ndërsa injoronte traumën që shkaktuan veprimet e tij”, tha Stefani.

Javën e kaluar, një statujë e Kolombit me kokë e prerë u evidentua edhe në qytetin e Bostonit, ndërsa një tjetre iu vu zjarri dhe u hodh në një liqen në shtetin e Virxhinias.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb