SHBA-Prej disa ditësh qyteti i Scranton, në Pennsylvania, është transformuar në një skulpturë shumë të madhe akulli.
Përveç të ftohtit që ka përfshirë vendin, shkak për këtë ka qenë shpërthimi i një tubi uji në qytet, në veri-lindje të Shteteve të bashkuara.
Uji që ka dalë nga tubat ka ngrirë menjëherë duke shndërruar lagjen si në një skenë të filmit të njohur ‘Frozen’.
Pavarësisht pamjes fantastike, në Scranton situata është e rrezikshme, sepse njerëzit mund të rrëshqasin dhe të dëmtohen për shkak të akullit, shpjegon Oscar Velez, një nga banorët e qytetit.
Situata mund të përmirësohet brenda disa ditëve.
(da.xha/BalkanWeb)
