SHBA do të bëjë përpjekje për të evakuar sa më shumë njerëz nga aeroporti i Kabulit deri në afatin e fundit të 31 gushtit.

Pentagoni ka hedhur poshtë mundësinë e mbylljes së evakuimeve këtë fundjavë. Sipas tij, misioni ka për qëllim të evakuojë sa më shumë persona të jetë e mundur.

“Operacionet e evakuimit në Kabul nuk do të përfundojnë në 36 orë,” tha zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, John Kirby.

Ndyrshe nga SHBA, Kanadaja apo Belgjika me Poloninë i kanë mbyllur operacionet e evakuimit kurse të tjera po i përmbyllin gjithashtu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb