SHBA kanë kryer sulme në shkallë të gjerë ndaj objektivave të ISIS në të gjithë Sirinë, shkruan “newssky”.

Operacioni u nis me urdhër të Donald Trump në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj një sulmi “prite” të ISIS-it nga një terrorist i ISIS-it ndaj forcave amerikane dhe siriane në Siri më 13 dhjetor 2025, ku u vranë dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil.

Më herët i dërguari special i SHBA për Sirinë, Tom Barrack deklaroi se përplasjet e fundit mes forcave kurdë dhe qeveritare në Alepo, ishin shqetësuese pasi rrezikonin marrëveshjen e integrimit të marsit të 2025, mes Forcave Demokratike Siriane dhe qeverisë së Damaskut.

Barrack shtoi se ekipi i Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio është gati të lehtësojë bashkëpunimin midis dy palëve për të ecur përpara me procesin e integrimit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: