SHBA-të do të blejnë radarët “Giraffe 1X” nga kompania suedeze e industrisë së mbrojtjes SAAB për 46 milionë dollarë.

Kompania e njoftoi këtë në një njoftim për shtyp.

Dorëzimi i sistemeve për Ushtrinë Amerikane do të fillojë në vitin 2026.

“Radarët Giraffe 1X i ofrojnë ushtrisë amerikane teknologjinë për t’iu përgjigjur shpejt një game të gjerë kërcënimesh globale, duke përfshirë sistemet pa pilot me rreze të gjatë veprimi. Me mbikëqyrje ajrore të vazhdueshme dhe në kohë reale, Giraffe 1X u jep SHBA-ve dhe partnerëve të saj të sigurisë një avantazh vendimtar operacional”, tha Eric Smith, kreu i SAAB në SHBA.

“Giraffe 1X” janë sisteme që mund të vendosen në tokë dhe në det, si dhe të përdoren si radarë stacionarë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb