Të paktën katër persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në një të shtënë masive jashtë një klubi nate në qendër të Çikagos të mërkurën vonë në mbrëmje, sipas autoriteteve lokale.
Policia konfirmoi se të paktën 19 persona u qëlluan, tre prej tyre për vdekje, kur sulmues të panjohur hapën zjarr nga një makinë që po kalonte.
PHOTOS: Chicago police investigate the scene where multiple people (possible as high as 17) were shot at Artis Restaurant and Lounge at 311 W. Chicago Ave. in the River North neighborhood during an album release party, Thursday, July 3, 2025. | Tyler Pasciak LaRiviere/Sun-Times pic.twitter.com/l7iOtGr5ef
— Tyler Pasciak LaRiviere (@TylerLaRiviere) July 3, 2025
Sulmi ndodhi ndërsa njerëzit po largoheshin nga klubi i natës pas një feste për publikimin e albumit të reperit Mello Buckzz. Në nëntor të vitit 2022 pati një të shtënë masive në të njëjtin bllok. Në atë kohë, një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën.
(BalkanWeb)
