SHBA – Autoritetet amerikane janë vënë në alarm, pasi një person ka qëlluar me armë zjarri jashtë Shtëpisë së Bardhë. Mediat raportojnë për një person të plagosur, ndërsa policia ka mundur të arrestojë autorin e ngjarjes, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Momentalisht nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen. Ndërkohë personi i plagosur është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se në momentin e ngjarjes, presidenti Barack Obama nuk ndodhej në Shtëpinë e Bardhë, pasi po luante golf në bazën e Air Force në Camp Springs.
(er.nu/BalkanWeb)
