Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 12 të tjerë janë plagosur pas  të shtënave me armë nga, një përleshje mes dy grupeve rivale në një lagje të populluar të qendrës së kryeqytetit të Alabamës, Montgomery, të shtunën në mbrëmje.

Një grua ishte ndër të vrarët dhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve ka pësuar lëndime që kërcënojnë jetën, janë renditur mes të plagosurve, tha Shefi i Policisë së Montgomery-t, James Graboys.

Policia u thirr rreth orës 23:30 pas shpërthimit të një sherri mes dy grupeve rivalë, që më pas u përshkallëzua në një shkëmbim zjarri masiv. Autorët qëlluan pa dallim drejt turmës dhe kalimtarëve, duke shkaktuar kaos. Hetuesit janë duke shqyrtuar provat dhe po intervistojnë të dyshuarit për zbardhjen e ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb