SHBA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Minneapolis. Sipas mediave ndërkombëtare, shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në një zonë banimi, ku u përfshinë edhe agjentë federalë.

Gjithashtu u raportua për incidente mes anëtarëve të shërbimit dhe protestuesve, gjatë një bastisje kundër emigracionit. Autoritetet bënë thirrje që qytetarët të shmangin këtë zonë.

Sipas CNN një grua rreth 37-vjeç ka humbur jetën.

Ky incident vjen në mes të vendosjes në shkallë më të gjerë të agjentëve të zbatimit të ligjit për imigracionin në Minesotë që nga fillimi i administratës së dytë Trump.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: