Qeveria amerikane do të fillojë të publikojë dokumente rreth formave të jetës jashtëtokësore dhe objekteve fluturuese të paidentifikuara.

Presidenti Donald Trump e bëri këtë të ditur në rrjetin social “Truth Social”.

“Duke pasur parasysh interesin e madh, do t’i jap udhëzime Sekretarit të Mbrojtjes dhe të gjitha departamenteve dhe agjencive përkatëse që të fillojnë procesin e identifikimit dhe zbulimit të dokumenteve qeveritare që lidhen me format e jetës jashtëtokësore, fenomenet anomale të paidentifikuara dhe objektet fluturuese, si dhe çdo informacion tjetër që lidhet me këtë temë shumë komplekse, por jashtëzakonisht interesante dhe të rëndësishme”, shkroi udhëheqësi amerikan.

Ai më parë pretendoi se ish-presidenti amerikan Barack Obama kohët e fundit zbuloi informacione të klasifikuara kur pretendoi se ekzistojnë alienët.

Kujtojmë që Obama pohoi në një intervistë me mediat lokale më 14 shkurt se ekzistojnë alienët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb