Njoftimi i Presidentit Trump për tarifat e reja do të fillojë në pak më pak se 30 minuta. Ai do të flasë nga Shtëpia e Bardhë ku ka ftuar punëtorët e çelikut dhe automjeteve, si dhe kabinetin e tij dhe disa anëtarë të Kongresit.

Në një ditë që Trump e ka quajtur “Dita e Çlirimit”, presidenti po përgatitet të shpallë një sërë tarifash të reja nga Shtëpia e Bardhë

Shumë pak detaje janë ndarë deri më tani, por Trump ka thënë se tarifat kanë për qëllim adresimin e marrëdhënieve tregtare “të padrejta”.

Vendet e tjera presin të shohin thelbin e njoftimit përpara se të vendosin se si të reagojnë. Ne kemi parë disa paralajmërime gjatë gjithë ditës për dëmet që mund të sjellë një luftë tregtare

Si një kujtesë e shpejtë, tarifat janë taksa të vendosura për mallrat që importohen nga jashtë në pikën kur ato hyjnë në atë vend.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb