Presidenti amerikan Donald Trump tha se duhet të jetë i përfshirë në zgjedhjen e udhëheqësit suprem të Iranit, pasi presidenti aktual, Ali Khamenei, u vra nga sulmet amerikane-izraelite.
Deklaratat e zyrtarëve iranianë dje sugjeruan se ata ishin “afër” shpalljes së pasardhësit të Khameneit, me djalin e tij, Mojtaba, i cili konsiderohej ndër kandidatët kryesorë.
Duke iu përgjigjur raportimeve, Trump i tha medias amerikane Axios:
“Po humbasin kohën kot. Djali i Khameneit është i lehtë. Unë duhet të përfshihem në emërim, njësoj si me Delcy [Rodriguez] në Venezuelë.”
Ai po i referohej kapjes së Presidentit Venezuelan Nicolas Maduro nga SHBA-të, i cili u zëvendësua nga Rodriguez, zëvendëspresidenti i tij.
Trump vlerësoi bashkëpunimin me Rodriguez dje, duke thënë se “nafta venezueliane po fillon të rrjedhë” drejt SHBA-së.
Trump i tha gjithashtu Axios se refuzon të pranojë një udhëheqës të ri iranian i cili do të vazhdonte politikat e Khameneit, të cilat ai tha se do t’i detyronin SHBA-të të ktheheshin në luftë “brenda pesë vjetësh”.
“Djali i Khameneit është i papranueshëm për mua. Ne duam dikë që do të sjellë harmoni dhe paqe në Iran”, tha Trump.
