Presidenti amerikan, Donald Trump,  ka larguar këshilltarin e tij për siguri kombëtare, Mike Waltz dhe ka emëruar sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, si zëvendësim të përkohshëm në këtë post.

Ky është ndryshimi i parë në ekipin e ngushtë të Trumpit, që kur ai mori mandatin e dytë presidencial në janar.

Trump shkroi në rrjetet sociale se do ta nominojë Walzin në postin e ambasadorit të SHBA-së në Kombet e Bashkuara, duke shtuar se “ai ka punuar shumë për të vendosur në rend të parë interesat e shtetit”.

Sekretari Rubio është personi i parë që do të mbajë dy poste, që nga Henry Kissinger, i cili në vitet ’70 kishte mbajtur njëkohësisht postin e sekretarit të Shtetit dhe të këshilltarit për siguri kombëtare. Për largimin e Waltzit kishte pasur thashetheme për javë të tëra, që kur ai krijoi një grup në Signal dhe gabimisht e futi në atë grup një gazetar, teksa aty zyrtarët më të lartë amerikanë të sigurisë ndan plane të ndjeshme ushtarake.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb