Një aligator, i gjatë pothuajse katër metra, është filmuar nga dritarja e një shtëpie nga një grua që po kontrollonte dëmet e shkaktuara nga uragani Sally.
Skena është filmuar në komunën e Gulf Shores, në Alabama, nga Tina Lambert Bennett që në video bërtet: ’Oh zoti im, është jashtë shtëpisë time’. Alabama dhe Florida janë dy shtetet amerikane të goditura më shumë nga stuhia tropikale Sally.

Stuhia deri tani ka sjellë dëme të mëdh materiale me shira dhe përmbytje. Rreth 500 mije banorë kanë mbetur pa energji elektrike.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb