Trupat amerikane kanë kryer arrestimet e para brenda zonave ushtarake të ngritura në kufirin me Meksikën, si pjesë e masave të administratës Trump kundër emigracionit të paligjshëm.

Ushtria  Amerikane , me urdhër të presidentit të SHBA-së, Donald Trump vendosi trupa të Gardës Kombëtare në Los Angeles gjatë protestave kundër bastisjeve ndaj emigrantëve të paligjshëm.

Zonat ushtarake të krijuara rishtazi përgjatë kufirit prej 260 miljesh midis Meksikës së Re dhe Teksasit janë shpallur zgjerime të bazave ushtarake amerikane nga Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, duke u lejuar trupave të ndalojnë përkohësisht migrantët dhe ndërhyrës të tjerë civilë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb