Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Ram dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu ka shkruar se ‘Scholz i preu me sëpatë çdo iluzion që Rama kishte për Ballkanin e Hapur’, teksa ka shtuar se ‘kryeministri mori një dush të ftohtë shumë dimensional në Berlin’.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Scholz i pret Rames me “sopate” cdo iluzion per “Ballkanin e hapur”.

I jep dhe nje leksion per “levizjen e lire”, perfshi per te diplomuarit ne mjekesi!

Ceshtje qe ai vete e hapi ne Berlin, duke kujtuar se ishte “Kongresin e shendetesise”!

Rama merr keshtu nje “dush” te ftohte shume dimensional sot ne Berlin!

E rendesishme kjo mbas deklaratave te tij ne Mal te Zi per “Ballkanin e Hapur”.

Ajo qe do te ndodhte ne Berlin u “lexua” qe nga njoftimi zyrtar gjerman dite me pare.

Te falenderojme Gjermanine, kancelarin, per kete rol qe po luan ne terheqjen e Rajonit drejt BE nepermjet projekteve europiane si “Procesi i Berlinit”, per Samitin e programuar ne Tetor ne Tirane!.

Per bllokimin e projekteve serbe si ai i “Ballkanit te hapur”, ashtu si beri dhe Merkel kohe me pare ndaj tentativave per “shkembimin e territoreve”!

Fatmiresisht tashme “Ballkani I hapur”, nje projekt i Vucic, kunder interesave te Shqiperise, Kosoves, shqiptareve e Rajonit, ka “vdekur”!

Kjo u deklarua edhe sot ne Berlin ne prezence te Rames, qe i ju “ndalua” t’i permendi edhe emrin aty.

Sepse Rajoni yne ka nevoje per projekte bashkepunimi si te barabarte te te 6 vendeve tona, qe te shtyjne ne rrugen e integrimit.

Te tilla projekte duhet te kene Brukselin si drejtues e garant, qofte dhe financiar.

Procesi i Berlinit i permbush keto rekuizite.

Ndersa “Ballkani i hapur” permban vetem hegjemonine ekonomike e politike serbe, me Kosoven ne “hije”, lidhjet me Rusine…

Se sa per anen finaciare, ai i con ato ne Beograd, qofte dhe me politkat e tarifave doganore!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb