Udhëheqësi i Al-Kaidës, Ayman al-Zawahri u shfaq në një video të regjistruar paraprakisht për të shënuar 11 vjetorin e vdekjes së paraardhësit të tij Osama bin Laden.
Al-Zawahri thotë në video se “dobësia e SHBA” ishte arsyeja që aleati i saj Ukraina u bë “pre” për pushtimin rus.
Fjalimi 27-minutësh u publikua të premten sipas grupit SITE Intelligence, i cili monitoron aktivitetin militant. Udhëheqësi shfaqet i ulur në një tavolinë me libra dhe një armë.
Duke kërkuar unitetin e myslimanëve, al-Zawahri tha se SHBA ishte në një gjendje dobësie dhe rënieje, duke përmendur ndikimin e luftërave në Irak dhe Afganistan, të nisura pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Bin Laden ishte organizatori dhe financuesi pas sulmeve.
“Këtu (SHBA) është pas disfatës së saj në Irak dhe Afganistan, pas katastrofave ekonomike të shkaktuara nga pushtimet e 11 shtatorit, pas pandemisë Corona dhe pasi la aleatin e saj Ukrainën si pre për rusët,” tha ai.
Bin Laden u vra në një bastisje të vitit 2011 nga forcat amerikane në strehën e kompleksit të tij në Pakistan.
Vendndodhja e Al-Zawahrit nuk dihet. Ai kërkohet nga FBI dhe ka kushdo që ka informacion për vendodhjen e tij do të marri një shpërblim prej 25 milionë dollarësh.
