Kur ka filluar numërimi mbrap sht për Çmimin e Madh të Emilia Romanjës në pistën mbresëlënëse të Imolës, tymi i kuq me siguri do të mbushë cirkuitin, me tifozët që garantojnë mbështetje të madhe për Ferrarin. Ndonëse rezultate e këtij sezoni në Formula 1 kanë qenë zhgënjyese, tifozët do të jenë si gjithnjë pranë ekipit.

Kjo do të jetë edhe gara e parë në tokën italiane për Luis Hamiltonin si pilot i “kokëkuqes” dhe britaniku është i thirrur në apel që të rrisë nivelin pas fundjavës së dobët në Majami. Shumë sy janë drejtuar nga shtatë herë kampioni i botës. Periudha e adaptimit po mbaron dhe britaniku tani është i njohur me Ferrarin. Për sa i përket stilit, është e vërtetë që makina SF-25 nuk po i përshtatet, por performanca është ende e nevojshme.

“Ne kemi potencial, thjesht nuk mund ta shfrytëzojmë atë”, u shpreh Hamilton në Majami. Luis do të shkojë në Imola, në një pistë ku skuadra nga Maranelo mund të sjellë përditësime. Përtej ëndrrave për triumfe, diçka që duket e komplikuar, ka shumë pikëpyetje rreth asaj që Hamilton mund të ofrojë për Ferrarin. Britanikut në këtë situatë i kanë dalë në mbrojtje ata që e njohin mirë. “Nuk është e vërtetë që ai e ka humbur magjinë e tij”, deklaron Toto Vlf, shefi i Mercedes dhe një mik i ngushtë i pilotit.

“Këtu, nuk mund të kesh magji një ditë, si ndodhi në Sprintin e Kinës, dhe më pas ta humbasësh e humbet. Magjia është ende të Luisi dhe nëse ai mund ta përshtatë në kohën e duhur dhe makinën e duhur, do të jetë fantastik. Nuk kam dyshim për këtë”, shtoi Volf.

Por, duke parë klasifikimin dyshimet janë të ligjshme. Hamilton është i shtati në Botëror dhe nuk është ngjitur asnjëherë në podum në një Çmim të Madh gjatë këtij sezoni. Arritja e tij me Ferrarn janë vetëm dy podiume në minigarat Sprint, por kjo është shumë duke llogaritur pritshmëritë, me të cilat ai ka ardhur në skuadrën italiane. “Është normale që të ketë vështirësi. Ne ishim me të për 12 vjet dhe e dimë mënyrën e tij të veprimit”, deklaron Volf, duke i dalë në mbrojtje të Hamiltonit.

“E kanë futur në një Ferrari, shoku i tij i skuadrës (Lëklerk) ka qenë atje për një kohë të gjatë dhe ai është një nga më të mirët”, shtoi 53- vjeçari, duke bërë një tjetër krahasim të me pilotin tjetër të Ferrarit. “Hamilton është në një rrugë që çdo pilot në një ekip të ri të nivelit të lartë duhet ta kalojë” përfundoi Volf, duke e parë me pozitivitet situatën e Hamlitonit, por nga ana tjetër Ferrari duket se nuk mund të presë më.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb