Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se ishte “optimist i kujdesshëm” për përparimin drejt paqes në Ukrainë, por se i takon Rusisë të ndërmarrë “hapat e nevojshëm” të mëtejshëm.

“Unë jam ende optimist i kujdesshëm se nëse edhe rusët janë të gatshëm të luajnë lojën, dhe jo vetëm ukrainasit po e bëjnë këtë… atëherë mund të arrihen disa përparime gjatë dy javëve të ardhshme”, tha Rutte.

Ai theksoi se për një përparim domethënës në diskutime, Rusia duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e saj. Ukraina, nga ana tjetër, është gati të angazhohet për një armëpushim të menjëhershëm dhe negociata.

“Topi tani është qartësisht në fushën e Rusisë,” përsëriti ai. “Tani u takon rusëve të sigurohen që të ndërmarrin hapat e mëtejshëm.”

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb