Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dënoi ashpër sulmin vetëvrasës vdekjeprurës në ambasadën ruse në Kabul, kryeqyteti i Afganistanit, i cili vrau dy punonjës të ambasadës.

“Sekretari i Përgjithshëm dënon fuqishëm sulmin në Kabul në afërsi të ambasadës së Federatës Ruse. Sekretari i Përgjithshëm përcjell ngushëllimet e tij për familjet e të ndjerit dhe uron shërim të shpejtë për të plagosurit”, tha Stephane Dujarric. zëdhënësi i Guterres, në një deklaratë.

Zyrtari i lartë i OKB-së “përsërit se sulmet kundër civilëve dhe objekteve civile, duke përfshirë misionet diplomatike, janë rreptësisht të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”, thuhet në deklaratë.

Dy punonjës të ambasadës ruse në Kabul u vranë pasi një militant i panjohur vendosi një mjet shpërthyes pranë misionit diplomatik të hënën, tha Ministria e Jashtme ruse.

Shpërthimi ndodhi në orën 10:50 të mëngjesit me orën lokale (0620 GMT) në afërsi të hyrjes në seksionin konsullor të ambasadës ruse, tha ministria në një deklaratë.

Viktima ka pasur edhe mes shtetasve afganë dhe ambasada është në kontakt të ngushtë me shërbimet afgane të sigurisë, të cilat po hetojnë,  njoftoi ministria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb