Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së , Antonio Guterres, shprehu shqetësim në lidhje me sulmet ajrore të Izraelit në Sirinë jugore, tha të mërkurën zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric , ndërsa shefi i OKB-së dënoi dhunën kundër civilëve.

Guterrres “është i alarmuar nga përshkallëzimi i vazhdueshëm i dhunës në Suweida, një zonë me shumicë druze, e cila thuhet se ka marrë jetën e qindra njerëzve, përfshirë civilë, dhe ka plagosur e zhvendosur shumë të tjerë”, u tha Dujarric gazetarëve.

“Ai dënon pa mëdyshje çdo dhunë kundër civilëve, duke përfshirë raportet për vrasje arbitrare dhe akte që nxisin tensionet sektare dhe ia privojnë popullit të Sirisë mundësinë për paqe dhe pajtim pas katërmbëdhjetë vitesh konflikti brutal”, shtoi ai.

Duke u shprehur ngushëllimet e tij “të sinqerta” të gjithë sirianëve, Guterres përsëriti kërkesën e tij për një ulje të menjëhershme të dhunës dhe masa për të rivendosur qetësinë dhe për të lehtësuar aksesin humanitar.

Guterres “dënon më tej sulmet ajrore përshkallëzuese të Izraelit në Suweida, Daraa dhe në qendër të Damaskut, si dhe raportet për rivendosjen e forcave të IDF në Golan”, tha Dujarric, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha shkeljeve të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.

Izraeli nisi sulme ajrore të mërkurën në Damask, duke synuar Ministrinë e Mbrojtjes të Sirisë dhe zonat pranë pallatit presidencial.

Sulmet erdhën ndërsa Izraeli rifilloi sulmet në provincën Suwayda të Sirisë jugore, duke paralajmëruar se do të vazhdojë nëse forcat siriane nuk tërhiqen.

Ushtria siriane kishte vendosur trupa në zonë për të rivendosur rendin pas përleshjeve midis grupeve të armatosura Druze dhe Beduine që vranë të paktën 30 persona.

Ushtria izraelite pretendon se operacionet kanë për qëllim mbrojtjen e pakicës druze.

 

(A.A/BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb