Shefi i ushtrisë së Ugandës , Muhoozi Kainerugaba, njoftoi në një postim në X se kohët e fundit ka bërë një test ADN-je dhe është 14% grek.

“Gjithmonë e kam ditur se isha i lidhur me Aleksandrin e Madh”, theksoi ai. Ai tha gjithashtu se planifikon të vizitojë Greqinë, ndërsa me shaka tha se “shpresoj të mos kërkojnë vizë”.

Kainerugaba është djali i Presidentit të Ugandës, Yoweri Museveni, i cili e emëroi atë Shef të Shtabit të Ushtrisë së vendit në mars të vitit 2024.

Testi i ADN-së tregoi gjithashtu, siç pretendon ai, se ai është 19% somalez dhe 7% anglez, ndërsa përqindjet e mbetura të origjinës janë, siç thotë ai… sekret shtetëror.

Kainerugaba ka bërë disa postime ofenduese kundër Turqisë.   “Gjëja më e mirë në lidhje me Turqinë janë gratë e saj të bukura, të cilat m’u dorëzuan mua përpara se t’i rrihja burrat e tyre”, shkruan ai, ndërsa në një postim tjetër thekson: “Unë kam martuar tashmë 5 gra turke. Ishte një punë e lehtë. Herën tjetër që do të më kërcënojnë përsëri mua dhe Ugandën, do t’u japim një luftë të mirë.”

Shefi i Ushtrisë së Ugandës kishte theksuar disa ditë më parë se “Jam gati të dërgoj 100,000 ushtarë në Izrael. Nën urdhrat e mi. Për të mbrojtur Tokën e Shenjtë. Tokën e Jezu Krishtit, Perëndisë tonë!”

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb